Egnatia e Edlir Tetovës, arriti një barazim dramatik në transfertën armene ndaj skuadrës së Ararat, në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.
Një debutim pozitiv në arenën europiane ky për skuadrën rrogozhinase.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Egnatias, Tetova, ndër të tjera u shpreh:
“Është shumë shpejt për të analizuar.
Ne u munduam të kërkonim rezultat në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Ararat u kthye gjithi në mbrojtje.
Kështu që nuk na la mundësi që të shihnim ndonjë pikë të dobët apo të fortë në pjesën e dytë. Ne do të punojmë gjatë javës për të zhvilluar një ndeshje sa më të mirë në ndeshjen e ardhshme.
Nuk e prisja që Ararat të luante në mbrojtje në pjesën e dytë, se ata kanë më shumë eksperiencë se ne në Europë. Unë e ndryshova skemën tre herë gjatë lojës, që të gjeja hapësirat e duhura që të shkonim drejt golit, pavarësisht se dy golat erdhën nga goditjet standarde.
Gjë që nuk u përshtat me lojën se kishte pak të tilla. Mendoj se duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë, me rastet që kishim. Por futbolli kështu është, të dënon edhe me një goditje standarde”, u shpreh Tetova.