tete te akuzuar ne rastin titanik pranuan fajin prokurorja kerkon ulje te denimeve 6206b7878a33d

Tetë të akuzuar në rastin “Titanik” pranuan fajin, prokurorja kërkon ulje të dënimeve

February 11, 2022
1 minut lexim
t4z2m5ai9fykgkdhysiy 1

Në gjykimin e ri për rastin “Titanik”, 8 të akuzuar e pranuan se ndjehen fajtor për veprën penale që e kanë kryer. Ky rast që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore dhe keqpërdorime, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, ish zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkovska, shefi i kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, janë në mesin e atyre që sot u deklaruan se ndiejnë faj për veprat që u ngarkohen.

Gjykimi do të ndahet mes atyre që e kanë pranuar fajin dhe të tjerëve që kanë thënë se janë të pafajshëm.

Prokurorja Lile Stefanova kërkoi dënime me kusht për gjashtë nga të akuzuarit mes të cilëve Gordana Jankullovska, Martin Protugjer dhe Biljana Brishkovska, ndërsa zbutje të dënimit të paraparë për Mile Janakieskin dhe Kosta Mitrovski.

I akuzuar kryesor është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati. Ndërsa, po ashtu të dyshuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robrt Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ato janë të akuzuar për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votes, cenim i liris së zgjedhjes së votuesve, ryshfet në zgjedhje dhe votime, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

prishtine konfiskohen 32 patente shofere per tre muaj 6206b6a45323a
Story i mëparshëm

​Prishtinë, konfiskohen 32 patentë shoferë për tre muaj

ndalohet shtetasi i maqedonise ne morine tentoi te kaloje kufirin me 17 mije euro 6206bacf4315e
Story i radhës

Ndalohet shtetasi i Maqedonisë në Morinë, tentoi të kalojë kufirin me 17 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë