Ndalohet shtetasi i Maqedonisë në Morinë, tentoi të kalojë kufirin me 17 mijë euro

February 11, 2022
1 minut lexim

Në pikën kufitare të Morinës, në kufirin Shqipëri-Kosovë, është ndaluar një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, teksa ka tentuar të kalojë kufirin me 16.950 euro.

“Personi me iniciale A.S. i cili po udhëtonte me një automjet Mercedes Benz, në kontrollin e dytë me hyrjen në territorin shqiptar iu zbulua shuma e padeklaruar e parave. Ai në pyetje se a kishte diçka për të raportuar ishte përgjigjur jo, raportojnë mediat shqiptare.
Paratë e fshehura në automjet iu sekuestruan, dhe kundër A.S është ngritur kallëzim penal për “mos denoncim të parave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetë të akuzuar në rastin “Titanik” pranuan fajin, prokurorja kërkon ulje të dënimeve

Story i radhës

​MPJ e Maqedonisë: Shmangni udhëtimet drejt Ukrainës

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë