​Prishtinë, konfiskohen 32 patentë shoferë për tre muaj

Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se gjatë kësaj jave janë shqiptuar 32 gjoba dhe po aq patentë shoferë për tre muaj.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit të Prishtinës.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

Ai do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KQZ regjistron edhe dhjetë kandidatët e tjerë për 6 marsin

Story i radhës

Tetë të akuzuar në rastin “Titanik” pranuan fajin, prokurorja kërkon ulje të dënimeve

Të fundit nga