Tesla tërheq 321 mijë makina Model 3 dhe Y nga qarkullimi

November 21, 2022
1 minut lexim

Tesla ka vendosur të tërheqë 321 mijë makina nga qarkullimi për shkak të një problemi me softuerin ku dritat e pasme të makinës nuk funksionojnë siç duhet.

Prodhuesi i makinave njoftoi ditën e Shtune se rikthimi do të mbulojë makina e 2023 të Model 3 dhe makinat e 2020-2023 të Model Y prodhuar në SHBA.

Tesla tha se do të lëshonte një përditësim softueri për të adresuar problemin. Prodhuesi i makinave elektrike u vu në dijeni të tij në fund të Tetor.

Pak ditë më parë Tesla kërkoi rikthimin e 30 mijë makinave të tjera për shkak të një problemi me airbagun e pasagjerit të parë në Model X i cili hap në disa situata.

Nuk është hera e parë që Tesla tërheq makinat, dhe në të vërtetë vetëm në SHBA janë bërë 19 të tilla. Në fillim të muajit mbi 40 mijë Model S dhe Model X u thirrën pas një problemi me timonin.

Tërheqja më e madhe ka qenë ajo e problemeve me dritaret ku më shumë se 1 milionë makina ishin prekur. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Këtë vit, 23 për qind e gjermanëve nuk do të blejnë dhurata për Krishtlindje

Story i radhës

Koreja e Veriut akuzon kreun e OKB-së, Guterres se është “kukull e SHBA-së”

Të fundit nga

ShkoLartë