tensioni rritet protesta masive pas incidentit fatal te ice ne minneapolis 6962abf4e9ab0

Tensioni rritet, protesta masive pas incidentit fatal të ICE në Minneapolis

January 10, 2026
1 minut lexim

Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Renee Good nga agjenti i emigracionit.

Protestat kundër autoriteteve të emigracionit kanë shpërthyer në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së 37-vjeçares Renee Nicole Good. Ngjarja ndodhi të mërkurën në Minneapolis, kur një agjent federal i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi dhe vrau Goodin teksa ndodhej në veturën e saj.

Demonstruesit e mbledhur në parkun Elizabeth Caruthers në Portland kërkuan ndërprerjen e operacioneve të ICE-së në qytet, një kërkesë e ngjashme u shpreh edhe nga protestuesit në Minneapolis. Që pas incidentit, protestat janë zgjeruar në qytete të tjera si New York, Boston dhe Washington D.C., dhe janë paralajmëruar të tjera për fundjavë.

Tensionet lidhur me politikat e emigracionit u rritën edhe pas një incidenti tjetër: një ditë pas vrasjes së Goodit, një oficer federal kufitar plagosi një burrë dhe një grua nga Venezuela gjatë një bastisjeje në një automjet, sipas Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Ngjarjet kanë ndezur debate të ashpra politike dhe shoqërore mbi rolin e ICE-së dhe përdorimin e forcës së agjentëve federalë. Familjarët e Renee Good dhe aktivistët për të drejtat e emigrantëve kërkojnë llogaridhënie dhe një shqyrtim të praktikave të agjencisë.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për protesta paqësore, ndërsa tensionet mes demonstruesve dhe policisë vazhdojnë të jenë të larta. Ngjarja e fundit është bërë pikënisje për një debat kombëtar mbi sigurinë, emigracionin dhe të drejtat e qytetarëve në Shtetet e Bashkuara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

312 milione euro kthim bruto nga fondi pensional i kosoves 6962abdf8f038
Lajmi i mëparshëm

312 milionë euro kthim bruto nga Fondi Pensional i Kosovës

13 viktima nga acari ne evrope anglia dhe franca nen pushtetin e debores kaos me udhetimet mbyllen edhe shkollat 6962ada77221b
Lajmi i radhës

13 viktima nga acari në Evropë/ Anglia dhe Franca nën ‘pushtetin’ e dëborës, kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat

Të fundit nga

Horoskopi i datës 11 janar 2026

DASHI Ke një dëshirë të madhe për të bërë, thënë dhe pushtuar gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e nxehtë, por impulsiv/e.

Temperaturat nën zero në të gjithë vendin

Sot të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë
ShkoLartë