tensionet ne veri meta vucici duhet ta largoje ushtrine nga kufiri i kosoves 6475168c7fadf

Tensionet në veri, Meta: Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

May 29, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku i bën thirrje  Aleksandër Vuçiç të largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.

Meta gjithashtu thekson se sulmet ndaj KFOR kanë qenë të paprovokuara.

Reagimi i Metës:

Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to.

Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve.

As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie.

Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç’tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet.

Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cënohet në suksesin e tij.

Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryetari i leposaviqit mbetet i bllokuar do ta kaloje naten brenda objektit te komunes 6475159c5891d
Story i mëparshëm

Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natën brenda objektit të komunës

armepushimi i sudanit do te zgjatet me pese dite 647516cc02d24
Story i radhës

Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë