Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë

min lexim

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite thanë të hënën vonë se një armëpushim humanitar, i shkelur në mënyrë të përsëritur nga palët ndërluftuese në Sudan, është zgjatur me pesë ditë.

“Ndërmjetësuesit mirëpresin marrëveshjen nga Forcat e Armatosura sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë për një zgjatje pesë-ditore të marrëveshjes së armëpushimit që ata nënshkruan më 20 maj 2023”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Një ditë më parë ndërmjetësit kishin thënë se kishte shkelje nga të dyja palët që penguan ndjeshëm qëllimet e armëpushimit për lejimin e ndihmës humanitare për civilët, të ofruara përmes korridoreve të sigurta dhe rivendosjen e shërbimeve thelbësore.

Ata shtuan se si ushtria ashtu edhe RSF-ja paraushtarake po përshkallëzonin situatën.

Pak para përfundimit të armëpushimit fillestar njëjavor, Uashingtoni dhe Riadi njoftuan zgjatjen.

“Ndërsa nuk u respektua në mënyrë të përsosur, armëpushimi i 20 majit 2023 mundësoi dhënien e ndihmës humanitare”, thanë ata.

“Zgjatja do të lejojë përpjekje të mëtejshme humanitare.”

25 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë së Sudanit, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare, ka thënë OKB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tensionet në veri, Meta: Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

Story i radhës

Tarantino spekulohet të ketë paguar mbi 10 mijë dollarë për ‘fetishin shqetësues’

Të fundit nga