tensionet mes demokrateve vonojne shperndarjen e materialeve zgjedhore ne lushnje 6223a9775dc3f

Tensionet mes demokratëve vonojnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Lushnjë

March 5, 2022
1 minut lexim

Procesi i shpërndarjes në materialeve zgjedhore në Lushnjë po ecën me ritme të ngadalta.

Materialet po shpërndahen me vonesë në 157 qendrat e votimit të bashkisë Lushnjë, pas tensioneve që ka pasur mes mes vetë demokratëve.

Një komisioner që përfaqëson koalicionin “Shtëpia e Lirisë” thotë se vonesën e shkaktuan komisionerët e Partisë Demokratike.

“Komisionerët e Partisë Demokratike erdhën me vonesë, kjo bëri që të vonohej dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore. Komisionerët e PD-së kishin probleme me listat, nuk gjenin dot kandidatët”, u shpreh ai për Top Channel.

Lushnja është një nga gjashtë bashkitë ku do të votohet më 6 mars për të zgjedhur kryetarin e ri. Kandidatët për kryetar bashkie janë Eriselda Sefa nga Partia Socialiste, Indrit Sefa nga Partia Demokratike dhe Elton Bano nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

barcelona ben goditjen e pare 6223a97498e48
Story i mëparshëm

Barcelona bën goditjen e parë

ARTAN GRUBI
Story i radhës

Grubi: 4 fakte në dobi të pensionistëve (Foto)

Të fundit nga

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

13 Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë