Barcelona bën goditjen e parë

Barcelona bën goditjen e parë!

Mbrojtësi Andreas Christensen, të cilit i skadon kontrata me Chelsean në fund të sezonit aktual, do të veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Sport”, danezi ka kryer vizitat mjekësore me klubin “blaugrana” ditën e hënë dhe nga 1 korriku do të veshë fanellën e Barcelonës.

Nuk do të ketë një transferim në Serie A të Christensen, që kërkohej me ngulm nga Interi dhe Roma, pasi mbrojtësi ka zgjedhur që të luajë në Spanjë, ku do të transferohet si lojtar i lirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia do të kthejë diplomatët rusë nga SHBA në Moskë

Story i radhës

Tensionet mes demokratëve vonojnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Lushnjë

Të fundit nga