tensione tek 5 maji banoret perplasen me policine per shembjen e banesave 62149c5a03e57

Tensione tek “5 Maji”, banorët përplasen me policinë për shembjen e banesave

February 22, 2022
1 minut lexim

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë krijuan një kordon në mënyrë që të mos lejonin shembjen e banesave të tyre.

Banorët janë përplasur me forcat e policisë, pasi këto të fundit kanë tentuar t’i shpërndajnë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen momentet kur gratë përplasen me policët.

Në këtë zonë pritet të shemben 400 banesa si pjesë e një projekti rindërtimi, derisa shumica e banorëve nuk janë dakord me kontratat e dhëna nga bashkia.

Ata e quajnë këtë proces një vjedhje të pronës private.

Një pjesë e tyre nuk kanë pranuar as bonusin e qirasë të ofruar nga Bashkia e Tiranës, pasi sipas tyre është në vlerë të vogël.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tirana pa ismajlgecin 62149c5673bb0
Story i mëparshëm

Tirana pa Ismajlgecin

89 paciente me oksigjenoterapi ne shskuk 62149c86b5cba
Story i radhës

89 pacientë me oksigjenoterapi në SHSKUK

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë