Tirana pa Ismajlgecin

Tirana nis përgatitjet për sfidën me Laçin. Edhe pse është mundur në takimin e javës së 21-të, skuadra e Shehit ka nisur punën.

Me grupin dhe i gatshëm për të luajtur ndaj kurbinasve do të jetë Vesel Limaj. Mesfushori ka plotësuar dënimin, ndërsa do të jetë në fushën e lojës.

Po kështu, nga minuta e parë do të jetë edhe Erjon Hoxhallari, i cili e ka kaluar dëmtimin që kishte para dy javësh.

Dyshimi i madh pritet të jetë Marsel Ismajlgeci.

Lojtari është dëmtuar në brinjë në sfidën me Skënderbeun dhe është ruajtur për takimin me Kastriotin, ndërsa mund të mos jetë fare në përballjen me Laçin.

Me dyshimet për Ismajlgecin, Shehi pritet të rreshtojë më të mirët. Nga ana tjetër, rrezikojnë sërish Behiratçe, Najdovski, Hoti dhe Toshevski për punë kartonësh.

Për sa i përket formacionit, Tirana do të luajë me më të mirët. Në portë luan Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Hoxhallari, Behiratçe dhe Najdovski.

Në mesfushë dyshja Limaj e Toli së bashku me Totren. Në sulm triada e rëndë me De Silvën, Seferin dhe Xhixhën.

Tri humbje ka Tirana këtë sezon. Një sfidë e ka humbur me Kukësin, një me Laçin dhe një me Kastriotin. Krutanët u kanë marrë katër pikë bardhebluve. Shtatë javë kishte Tirana që nuk mundej në Superiore.

Gjatë këtyre ndeshjeve, bardheblutë kishin grumbulluar 19 nga 21 pikët e mundshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Einxhel dhe DJ Dagz të pandashëm, shkëlqejnë në festën e Big Brother VIP

Story i radhës

Tensione tek “5 Maji”, banorët përplasen me policinë për shembjen e banesave

Të fundit nga