Tensione tek “5 Maji”, banorët përplasen me policinë për shembjen e banesave

February 22, 2022
1 minut lexim

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë krijuan një kordon në mënyrë që të mos lejonin shembjen e banesave të tyre.

Banorët janë përplasur me forcat e policisë, pasi këto të fundit kanë tentuar t’i shpërndajnë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen momentet kur gratë përplasen me policët.

Në këtë zonë pritet të shemben 400 banesa si pjesë e një projekti rindërtimi, derisa shumica e banorëve nuk janë dakord me kontratat e dhëna nga bashkia.

Ata e quajnë këtë proces një vjedhje të pronës private.

Një pjesë e tyre nuk kanë pranuar as bonusin e qirasë të ofruar nga Bashkia e Tiranës, pasi sipas tyre është në vlerë të vogël.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana pa Ismajlgecin

Story i radhës

89 pacientë me oksigjenoterapi në SHSKUK

Të fundit nga

ShkoLartë