Tension mes Turqisë e Greqisë/ Shkëmbim replikash mes Athinës dhe Ankarasë

min lexim

Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të reja të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, që sipas saj kësaj here konsiderohen si një ndërhyrje në politikën e brendshme të Greqisë.

Duke folur në një akademi ushtarake në Stamboll vetëm disa orë pasi kishte deklaruar se “Turqia nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Greqinë,por edhe nuk do të rrijë duarkryq në se provokohet”, presidenti turk përsëriti ankesat për shkelje të hapësirës ajrore të Turqisë nga Greqia  dhe sugjeroi që ajo duhet të marrë “një mësim si nga zhvillimet në rajon ashtu edhe nga ngjarjet e një shekulli më parë” dhe kα ftuar grekët të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme qeverinë në fuqi.

“Është një realitet që fqinji ynë në Egje politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nuk është në të njëjtin nivel me ne. Prandaj në llogaritjet strategjike të Turqisë ka vendin e merituar. Shpresoj që populli grek do t’u japë mesazhin dhe mësimin nëpërmjet rrugës demokratike, pushtetarëve të tij që vrapojnë pas aventurave që do të sjellin një fund katastrofik për të”, tha Erdogan.

Nga ana e saj qeveria greke nëpërmjet zëdhënësit të saj ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë qëndrime të llojit të ngjashëm dhe se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me atë që promovon drejtësinë kombëtare.

“Forcimi i vazhdueshëm i Greqisë ushtarakisht, diplomatikisht dhe ekonomikisht e trishton zotin Erdogan dhe e çon në deklarata që shkojnë përtej të zakonshmes. Grekët dhe greket kanë edukimin historik dhe patriotizmin që kërkohet për të mbajtur veshët hermetikisht të mbyllur ndaj nxitjeve të atyre që komplotojnë kundër atdheut të tyre”, tha Giannis Oikonomou, zëdhënës i qeverisë.

Retorikat e ashpra, të zakonshme kohët e fundit nga dy fqinjët dhe njëkohësisht aleatët e NATO-s ,u duk sikur pushuan përkohësisht gjatë samitit të Aleancës Euroatlantike në Madrit për të rifilluar përsëri më vrullshëm.

Gjithashtu në përgjigje të modernizimit të avionëve luftarakë turq F16 dhe blerjeve të reja në SHBA të disa skuadriljeve nga Ankaraja ,edhe Athina ka ripërsëritur kërkesën e saj  bërë muajin e kaluar Uashingtonit për blerje të avionëve amerikanë të gjeneratës së 5 , F35.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ideja e çmendur e Berlusconit

Story i radhës

32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Të fundit nga