Temperaturat e larta dëmtojnë shëndetin, kujdes të shtuar gratë shtatzëna

July 15, 2023
1 minut lexim

Çdo vit temperaturat e larta ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njeriut, pra e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, çrregullimet mendore. Mjeku Agim Jakupi për TVM2 thotë që në këto tempertaura të larta kujdes më të madh duhet të kenë gratë shtatzëna si në aspekt të ushqimit ashtu edhë gjatë ekspozimit në pikun e të nxehtit.

“Kujdes në ushqim, kujdes në mënyrëne veshjes, kujdes në mënyrën e daljes në temperatura të larta, të konsumojnë lëngje, të bëjnë shëtitjen në mbrëmje, me veshje adekuate, me veshje sa më të lirë për shkak të ajrosjes dhe normalisht të bëjnë kontrollet e duhura në momentin kur është caktuar nga gjinekologu amë apo gjinekologu ordiner.”, tha për TVM2 mjeku Agim Jakupi, përcjell Indeks.mk

Në periudhën e verës mërgimtarët vijnë në vendlindje për të kaluar pushimet, andaj mjekët rekomandojnë që në këtë periudhë ata të jenë më të kujdesshëm sepse ndryshimi i klimës dhe mënyra e të ushqyerit kanë dallim nga viset ku vijnë në krahasim me vendin tonë, që mos të vie deri te përkeqësimi i shëndetit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gerrard është trajneri i katërt më i paguar në botë

Story i radhës

Suedi, protestuesi musliman jep mesazh për respektimin e librave të shenjtë

Të fundit nga

ShkoLartë