Telefoni i parë me palosje i Google debuton në Maj të 2023 thotë një raport

Një raport i fundit zbulon çfarë mund të presim nga smartfoni i shumë përfolur me ekran me palosje i Google. Sipas OnLeaks në bashkëpunim me HowToiSolve publikuan një video 360 gradëshe të smartfonit bazuar në informacionet e grumbulluara rreth tij.

Sipas OnLeaks dhe HowToiSolve, telefoni vjen me ekran 5.79-inç të jashtëm dhe një ekran të madh 7.69-inç të brendshëm me një dizajn industrial të ngjashëm me Galaxy Z Fold 4.

I hapur telefoni ka përmasa prej 158.7×139.7×5.7mm. Për krahasim, Z Fold 4 ka përmasa 155.1×130.1×6.3mm, që do të thotë se smartfoni me ekran me palosje Pixel mund të jetë më i madh se ai i Samsung.

Sa i përket kamerës, smartfoni i Google do të ruajë traditën e kamerave të pasme me kreshtë të madhe dhe imazhet e provojnë këtë gjë. Në pjesën e pasme të tij janë tre kamera të pasme me dritë LED.

Smartfoni vjen në dy ngjyra të ndryshme, argjendtë dhe zezë. Sipas OnLeaks dhe HowToiSolve, smartfoni me palosje Pixel debuton në Maj të 2023.

Ata madje thanë se do të kushtojë 1799 dollarë, por aq sa çmimi fillestar i Z Fold 4. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si mundemi ne të ndihmojmë, të duam të tjerët, nëse nuk dimë të duam veten?

Story i radhës

Kombëtarja e Portugalisë e pakënaqur me Ronaldon

Të fundit nga