Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Greqia ka kundërshtuar planin e aleatëve evropianë për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, duke argumentuar se Athina ka nevojë vetë për ato sisteme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve për ta furnizuar vendin e tij me sisteme Patriot ose sisteme tjera të ngjashme mbrojtëse.

Por, Greqia ka deklaruar se nuk do ta dhurojë asnjë nga sistemet e saj Patriot dhe S-300.

Gjithashtu, edhe Spanja ka refuzuar të dorëzojë një sistem të plotë mbrojtjeje, shkruan BBC.

Ndryshe, Ukraina ka vetëm një pjesë të vogël të Patriotëve por i nevojiten edhe të tjerë për të plotësuar mbrojtjen e saj.

Patriotët janë sisteme të afta dhe mjaft të shtrenjta të mbrojtjes ajrore, me çdo bateri që kushton rreth 1 miliard dollarë dhe çdo raketë që kushton rreth 4 milionë dollarë.

Tashmë, Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore, por jo edhe Greqia.

Mundësinë e dorëzimit të ndonjë sistemi në Kiev e ka përjashtuar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Athina i ka ofruar Kievit armë e municione, por me sa duket është e kujdesshme sa i përket ofrimit të sistemeve shumë të avancuara si ato Patriot.

Siç raportohet, Ukraina po kërkon furnizim për të mbushur boshllëqet në zonat e cenueshme të saj pasi i është dashur të largojë nga vija e frontit tanket luftarake amerikane M1 Abrams.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuqezinjtë mund ta humbin kapitenin

Story i radhës

Bekteshi porosi Mickoskit: Shqiptarët këtu janë dem baba dem, nuk mundesh ti të vendosish për fatin e tyre

Të fundit nga