tekstilet e kepucet ne shqiperi mbyten nga kerkesat per pune nga dolce gabbana zara polo 61f9415bc0cdf

Tekstilet e këpucët në Shqipëri ‘mbyten’ nga kërkesat për punë nga Dolce Gabbana, Zara, Polo

February 1, 2022
1 minut lexim

Emra të njohur të botës së modës në prodhimin e veshjeve si “Polo”, këpucët “Clarks”, “Geox”, “Dolce Gabbana”, “Gian Franco Ferre”, “Zara”, “Triumph”, “Wolf Lingerie”, për veshje të brendshme e shumë të tjera, dy vitet e fundit kanë shtuar kërkesën për të prodhuar në Shqipëri, në atë masë sa fabrikat shqiptare nuk mund t’i përballojnë.

Për herë të parë pas shumë vitesh, industria shqiptare e tekstilit po kthen mbrapsht porositë, ose ka luksin të përzgjedhë ndërmjet tyre, duke u fokusuar te markat që sjellin më shumë fitime. Ajo që nuk ka ndodhur prej tre dekadash, mund të ndodhë tani, që të krijohet klasteri për veshje dhe këpucë për produkte mbi mesataren dhe Shqipëria të dalë njëherë e mirë nga prodhimet fason me porosi të fragmentuar dhe nga klientë që kërkojnë vlerë të ulët.

Është momenti që fabrikat e veshjeve dhe këpucëve të negociojnë me partnerët e mëdhenj dhe të vendosin çmime dinjitoze, me të cilat të mund të përballojnë mirëmbajtjen e fuqisë punëtore, që është kthyer në problem dhe po pengon zgjerimin e industrisë.

Kërkesa për të prodhuar në Shqipëri nuk është e kufizuar vetëm për sektorin veshjeve dhe këpucëve. Industria ushqimore dhe ajo automjeteve janë në fokus të klientëve të huaj, të cilët po vuajnë problematikën e zinxhirëve të furnizimit nga vendet aziatike.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lavderon benzeman 61f9415993953
Story i mëparshëm

Lavdëron Benzeman

ish deputeti i akuzuar per mashtrim me viza ata qe e kane fillu kete akuze ndaj meje jane hashim thaci aleksander lumezi dhe afrim shefkiu 61f9415daa664
Story i radhës

Ish-deputeti i akuzuar për mashtrim me viza: Ata që e kanë fillu këtë akuzë ndaj meje janë Hashim Thaçi, Aleksandër Lumezi dhe Afrim Shefkiu

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë