Teknologjia e re e Samsung për memorien e smartfonëve dy herë më e shpejtë

Samsung prezantoi versionin më të fundit të memories Universal Flash Storage për të cilin thotë se është shumë më i shpejtë sesa paraardhësi.

Specifikimi UFS është zhvilluar deri në atë masë që të ofrojë shpejtësitë e nivelit SSD për kamerat, telefonët dhe pajisjet e tjera por versioni i fundit quajtur UFS 4.0 ka shpejtësi deri në 23.2Gbps.

Është dyfishi i shpejtësisë së UFS 3.1, standardi i përdorur aktualisht nga smartfonët flagship Samsung Galaxy S22.

Gjiganti i teknologjisë thotë se këto shpejtësi janë ato çfarë nevojiten për smartfonët 5G. Samsung shpreson që teknologjia e re të përdoret edhe nga industria e automobilave si dhe realiteti virtual dhe i shtuar.

Memoria flash përdor gjeneratën e 7-të të Samsung V-NAND dhe kompania thotë se shpejtësitë e leximit arrijnë deri në 4,200MB/s ndërsa të shkrimit deri në 2,800MB/s.

Gjithashtu teknologjia është shumë më efikase duke konsumuar 46% më pak energji sesa paraardhësi. Pajisjet e ardhshme UFS 4.0 të Samsung do të kenë çipe memorie flash deri në 1TB me madhësi 11x13x1mm.

Prodhimi në masë i çipeve të memories UFS 4.0 do të nisë në tre mujorin e tretë të 2022. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet Fjolla Morina

Story i radhës

SASHK: Ka përfunduar raundi i sotëm i negociatave me MASH, vazhdojmë të premten

Të fundit nga