teknologjia e re e samsung per memorien e smartfoneve dy here me e shpejte 6272b5740bfb2

Teknologjia e re e Samsung për memorien e smartfonëve dy herë më e shpejtë

May 4, 2022
1 minut lexim

Samsung prezantoi versionin më të fundit të memories Universal Flash Storage për të cilin thotë se është shumë më i shpejtë sesa paraardhësi.

Specifikimi UFS është zhvilluar deri në atë masë që të ofrojë shpejtësitë e nivelit SSD për kamerat, telefonët dhe pajisjet e tjera por versioni i fundit quajtur UFS 4.0 ka shpejtësi deri në 23.2Gbps.

Është dyfishi i shpejtësisë së UFS 3.1, standardi i përdorur aktualisht nga smartfonët flagship Samsung Galaxy S22.

Gjiganti i teknologjisë thotë se këto shpejtësi janë ato çfarë nevojiten për smartfonët 5G. Samsung shpreson që teknologjia e re të përdoret edhe nga industria e automobilave si dhe realiteti virtual dhe i shtuar.

Memoria flash përdor gjeneratën e 7-të të Samsung V-NAND dhe kompania thotë se shpejtësitë e leximit arrijnë deri në 4,200MB/s ndërsa të shkrimit deri në 2,800MB/s.

Gjithashtu teknologjia është shumë më efikase duke konsumuar 46% më pak energji sesa paraardhësi. Pajisjet e ardhshme UFS 4.0 të Samsung do të kenë çipe memorie flash deri në 1TB me madhësi 11x13x1mm.

Prodhimi në masë i çipeve të memories UFS 4.0 do të nisë në tre mujorin e tretë të 2022. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet fjolla morina 6272b47d169d9
Story i mëparshëm

Arrestohet Fjolla Morina

sashk ka perfunduar raundi i sotem i negociatave me mash vazhdojme te premten 6272bbc6cdf2d
Story i radhës

SASHK: Ka përfunduar raundi i sotëm i negociatave me MASH, vazhdojmë të premten

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë