Të varfërit kundër oligarkisë në Kosovë

min lexim

Dy ligje themelore Antikorrupsion, të cilat kanë nevojë të definohen dhe forcohen akoma më shumë për të pamundësuar pasurimin e paligjshëm, dhe për të aktivizuar institucionet e drejtësisë që të merren me të pasurit e paligjshëm. “Deklarimi i pasurisë nga politikanët duhet të saktësohet dhe të jetë më ashpër i kontrolluar sipas dy ligjeve bazike, Ligjit për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë dhe rishikimin e forcimin në zbatim të Ligjit për parandalim të konfliktit të interesit, ligj që është i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk po zbatohet sa duhet,nga kjo dukuri e shëmtuar po pasurohen tmerrësisht jo vetëm liderët politikë, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit dhe grupet militante partiake.

“Drejtësia e ka për detyrë që të ndërmarrë masa edhe për papajtueshmërinë mes mbajtjes së posteve publike dhe kryerjes së aktiviteteve fitimprurëse për personat zyrtarë, kufizimet në lidhje me pranimin e dhuratave të lidhura me kryerjen e punëve në detyrë, mbikëqyrjen e pasurive të tyre, si dhe të personave në lidhje të afërt me ta dhe kufizimet në lidhje me subjektet kontraktuese, që marrin pjesë në tenderët publikë, duke kryer biznes me firmat ku personi zyrtari ose një person në marrëdhënie të afërt me të është i përfshirë.Në programin e shkencave politike thuhet se është e rëndësishme të shpjegohet se si mund të shkatërrohen llojet e ndryshme të legjislacioneve dhe si mund të ruhet secila prej tyre. Në trajtimin e këtyre dy temave, Aristoteli na i kujton pikëpamjet mbi drejtësinë, që janë tema e formave të ndryshme të qeverisjes, veçanërisht demokracisë dhe oligarkisë.Demkracia vjen nga mendimi se ato që janë njësoj në një aspekt, janë absulutisht të barabartë, përderisa kanë lindur të lirë. Në të njëjtën mënyrë , oligarkia vjen nga mendimi se ata që nuk janë njësoj në një aspekt, janë të pabarabartë në të gjitha aspektet e tjera. Asnjë nga këto parime nuk është absolute, sespe drejtësia absolute është kur secili merr në raport me atë që ka dhënë.

Ndihëmesa , mençuria dhe cilësia morale hyjnë gjithashtu në këtë kontekst, andaj a i kemi ne të gjitha këto parime stabile për të udhëhequr shtetin me këtë qeveri që ka Kosova.Kur një grup shikon se legjislacioni ose politika që udhëheq këtë ligjeslacion, kjo është e përshtatëshme, atëherë ku duhet hapur rrugë për ndryshime, të një mundësie që ligjeslacioni të zëvendësohet me një legjislacion të një lloji tjetër.

Një demokraci e re mund të zëvendësohet me oligarki, mundësia tjetër është ndryshimi i legjislacioni, për tu bërë më shumë ose më pak demokrtike, ose ndryshon një pjesë të tij.Këtë mundësi e ka edhe Kosova, duke zëvendësuar njerëzit që janë në pushtet, pa ndryshuar legjislacionin.Në themel të ndryshimeve të legjislacionit thuhet se gjendet, pasioni për barazi’’si barazi numerike, që është parimi i demokratëve, ashtu dhe barazia e përpjesëtueshme që është e oligarkëve.

Të varfërit mund të revoltohen kundër oligarkisë, sespe nuk kanë të njëjtat të drejta si të pasurit dhe të pasurit mund të revoltohen kundër demokracisë që japin në arkën e shtetit siq është në Kosovë tek firmat e mëdha që paguajnë tatimin shtetit.Ata që, në shumë raste kanë shkaqe më shumë se të tjerët për të kërkuar ndryshime të legjislacionit, janë ata që për shkak të cilësive të tyre se pikërisht janë këta më pak të prirur se të tjerët për t’u revoltuar.Në analizat e ndryshme të bëra në Kosovë se ndryshimet në ligjeslacion dhe përmbysjeve rrënjësore del si e pafundme.

Në oligarki njerëzit nuk janë të interesuar të jenë në pushtet, megjithatë ata kundërveprojnë energjikisht, në qoftë se dyshojnë se pushtetarët pasurohen në funksionet e tyre siç është në Kosovë me pushtetarët tanë që kanë pasuri marramendëse, nëpërmjet së drejtës së votës së qytetarëve, lidhur me këto shkaqe të përmbysjeve dhe kushteve për stabilitet, ku për këtë, demokracia duhet ruajtur këtë vlerë ,ky fenomen mund të luftohet vetëm përmes një presioni më të madh të opinionit publik dhe shoqërisë civile mbi institucionet e sundimit të ligjit. “Ne si shoqëri kosovare mund ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë politik, vetëm duke kërkuar nga drejtësia kapjen e kokave të ‘peshqve të mëdhenj’, pasi konsideroj që ‘peshk i madh’ është çdonjëri që është i korruptuar dhe ka krijuar pasuri marramendëse, që në zhargonin popullor e themi pasurim brenda nate, një kohe shumë të shkurtër, dhe kjo ka ardhur vetëm si rezultat kur individët e tillë kanë qenë të aftër me rrjetet kriminale që kanë menaxhuar rrjedhat financiare në shtet.

Përpjekja qytetare nuk është luftë për pushtet, përpjekja është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues. Përpjekja është betejë mes të mirës dhe të keqes, është beteja mes njerëzve që duan drejtësinë dhe atyre që kanë kapur drejtësinë. Në këto 22 vite udhëtimi ynë politik ka qenë plot ulje-ngritje pasuri dhe varferinga poletik-bersit jo racional Sot qytatari kërkon thjesht ndryshimin e qeverisë, por ndarjen e politikës nga zhvatja , nga korrupsioni, .Qdo herë që një protestë paqesore protestohet nga kjo kauzë e fundit per rrezimiin e qeevris apo ndryshimin e situates ekonimike apo nga paknaqesit nga qeveria apo individet qeveritar qe keqperdorin qytaterin duke ju tjetersu e derjta per ni jet me te mir. Tani qytatri nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike që bie në veshët e shurdhët të qeverisjese cila ka ne petkun e vet milioneret qe u pasurun nga djwersa e qytatarit kete ka vrejtur edhe kongresmeni amerikaon Die Gardi dhe as nuk do të presim paradën mediatike të fakteve të tjera tronditëse të skandaleve të rradhës të kësaj maxhorance të cilen ju dha besimi se do ndryshon qasjen e jetes se qytatarit per et jetuar …

Ne duhet të shkundim apatinë kolektive et matrapazve poltik për hir të interesit të përbashkët kombëtar kundër krimit ekonimik , varfërisë, papunësisë dhe pabarazisë, dhe për t’ju dhënë atyre mbrapsht “timonin e jetës së tyre” sespe kjo kaste politike është marrë peng nga kjo klikë e te korruptuarve dhe te inkriminuar qeverisëse,ku jan duke u pasuruar dhe zhvatur milioan e miliona nga gjepi i qytatarit. Eshte nje Emergjencë kombëtare dhe shpëtim jetësor për qytetarët tanë largimi i kësaj qeverie të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të botës, dhe krijmi i një qeverie të re anti-korrupsion që rikthen stabilitetin, fuqizon ekuilibrat e brendshëm ekonomiko-social për më shumë mirëqenie, si dhe rikthen dinjitetin e Kosoves si një vend në BE-e që kontribon në sigurinë e rajonit dhe jo si një vend i korruptuar dhe inkriminuar qeverisëse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

K.Veriore përballet me shpërthim të ri të një sëmundjeje infektuese

Story i radhës

Alarm për bomba në disa shkolla në rajonin e Gjilanit

Të fundit nga