Të shtëna me armë pranë një universiteti në SHBA, 11 të plagosur, arrestohen 2 autorët e dyshuar

October 23, 2022
1 minut lexim

Të paktën 11 persona mbetën të plagosur pas të shtënave me armë në një festë në shtëpinë e vëllazërisë  pranë Universitetit Jugor të Luizianës.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me të shtënat.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Daryl Stansberry, 28 vjeç dhe Miles Moss, 24 vjeç u arrestuan si autorë të dyshuar.

Ata akuzohen për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, tha zëvendës shefi i policisë së Baton Rouge, Myron Daniels.

Ai nuk përmendi asnjë arsye të mundshme të sulmit.

Hetimi është “në vazhdimësi” dhe më shumë informacion do të vijë në vijim, tha ai.

Hetuesit, megjithatë, “besojnë se ky është një incident i izoluar” dhe “nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm në kampusin e Universitetit Jugor”, tha Daniels.

Policia i kërkoi çdo dëshmitari apo pjesëmarrësi në festë informacione në lidhje me të shtënat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëfimi prekës i të riut rus që refuzon të rekrutohet nga Putini

Story i radhës

Pse politika e vjetër e ka problem Bashën, dhe pse u “njohën” nga ndërkombëtarët zgjedhjet e 25 Prillit 2021?

Të fundit nga

ShkoLartë