Të paktën 76 njerëz janë shpallur të humbur nga fundosja e një barke të tejmbushur me emigrantë në brigjet e Tunisisë, njoftonte Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (OME).
Barka ishte nisur nga plazhi i Zavara në Libi dhe u fundos mëngjesin e sotëm të brigjet e Sfax, tha një zëdhënës i OME.
Operacionet e shpëtimit janë në zhvillim ndërsa vetëm një trup është rekuperuar deri tani nga roja bregdetare, thanë autoritetet tuniziane.
24 njerëz kanë shpëtuar gjallë ndërsa 76 të mbetur supozohen të mbytur.
Dhjetra njerëz janë mbytur në ujërat e Tunizisë muajt e fundit. Agjencia e Refugjatëve e OKB llogarit se më shumë se 1,500 vete kanë vdekur ose janë zhdukur në këtë zonë në vitin 2021, teksa rruga qendrore e Mesdheut është kthyer në kalimin më vrasës për emigrantët.
Tunizia është tronditur nga një krizë politike e ekonomike që prej mbylljes së parlamentit nga presidenti Kais Saied në fund të vitit të kaluar, pas protestave kundër varfërisë dhe mungesës së furnizimeve ushqimore, shkruan rrjeti Morning Star.