Qindra fëmijë ukrainas janë vrarë në sulmet ruse që nga fillimi i konfliktit në shkurt, sipas zyrtarëve ukrainas.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm thotë se 344 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 640 janë plagosur në luftë.
Megjithatë, ka të ngjarë që ky numër të rritet ndjeshëm, përcjell Bota sot.
Ai tha në Telegram: “Këto numra nuk janë përfundimtarë, pasi po punohet për vendosjen e tyre në vendet e armiqësive aktive, në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht”.
Shumica e fëmijëve të prekur janë në rajonin lindor të Donetskut, ku luftimet janë përqendruar javët e fundit.
Megjithatë, rreth 185 viktima u raportuan në Kharkiv, 116 në rajonin e Kievit, 68 në Chernihiv dhe 61 në Luhansk.
Të tjerë u vranë dhe u plagosën në Mykolaiv, Kherson dhe Zaporizhia.
Ai shtoi: “2,102 institucione arsimore u dëmtuan për shkak të bombardimeve dhe granatimeve nga forcat e armatosura të Federatës Ruse. Prej tyre, 215 u shkatërruan plotësisht”.