Të paktën 11 persona humbin jetën nga përmbytjet në Ekuador

February 1, 2022
1 minut lexim

Të paktën 11 persona humbën jetën nga përmbytjet e fuqishme në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, thonë zyrtarët e emergjencës.

Sipas BBC, pamjet tregojnë një përrua uji me baltë dhe mbeturina që rrjedhin nëpër një rrugë kodrinore në lagjen veriore La Gasca, duke vërshuar makina dhe motoçikleta.

Të paktën 15 persona u lënduan, thonë zyrtarët. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet të hënën.

“Unë pashë se si rryma mori një burrë dhe një fëmijë. Ishte e tmerrshme”, u citua të thoshte banori Belen Bermeo.

Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët tre viktima. Shërbimet publikuan gjithashtu një video që tregonin shkatërrimet nga përmbytjet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flet drejtori i FIZHT, Festim Halili: Mbështetjen e ideve cilësore dhe inovative do ta kemi prioritet

Story i radhës

Si ta ndihmoni një fëmijë që ndihet i dështuar?

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë