Të martën në Sofje mbahet mbledhja qeveritare mes RMV-së dhe Bullgarisë

Edhe Bullgaria i ka formuar grupet e punës për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut të cilat duhet ta përshpejtojnë procesin e përafrimit dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura mes të dyja vendeve.

Këtë vendim, Qeveria bullgare e solli pasi dje Qeveria jonë i përcaktoi grupet e punës të cilat do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministra dhe ministra të dikastereve përkatëse. Kjo ndodh vetëm disa ditë para seancës së përbashkët qeveritare të RMV-së dhe Bullgarisë, e cila do të mbahet më 25 janar në Sofje.

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski tha se pret që këto grupe pune t’i afrojnë të dyja vendet. Gjithsej do të jenë 5 grupe ndërqeveritare edhe atë: për ekonomi, tregti dhe inovacione, për infrastrukturë, transport dhe lidhje, për bashkëpunim evropian, tranzicion të gjelbër, transformim digjital dhe sundim të së drejtës.

Grupi i katërt do të punojë në sferën e kulturës, shkencës, arsimit dhe të rinjve, kurse grupi i pestë do të merret me çështje historike, nuk do të jetë ndërqeveritar, por do të vazhdojë të udhëhiqet nga Komisioni i përzier historik maqedono-bullgar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Southamptoni mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Cityt

Story i radhës

RMV/ Ky është bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish