Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona, mes të cilëve dhe Elvis Doçin, i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion BE.
Mes viteve 2020-2025, Visi i Pojës dhe grupi i tij trafikuan 1.3 tonë kokainë.
Nga hetimet ka rezultuar se të akuzuarit komunikonin mes tyre në platformën SkyECC për një periudhë kohe.
Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK njofton se GJKKO u ka sekuestruar të akuzuarve pasuri që arrijnë përafërsisht në vlerën 12 milionë euro.
Burimi: botasot.info


