tayna sjell ne youtube dokumentarin qe zbulon prapaskenat e albumit genesis 6a21d85b6208b

Tayna sjell në YouTube dokumentarin që zbulon prapaskenat e albumit “Genesis”

June 4, 2026
1 minut lexim

Reperja e njohur Tayna ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke festuar 8-vjetorin e saj artistik me një event të veçantë në Prizren, qytetin e saj të lindjes.

Gjatë kësaj mbrëmjeje festive, ajo mblodhi miq, familjarë dhe figura të njohura të skenës muzikore, për të ndarë jo vetëm suksesin e rrugëtimit të saj artistik, por edhe projektin më të ri muzikor.

Eventi shënoi edhe promovimin e albumit të saj të fundit, “Genesis”, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku dhe rrjetet sociale. 

Një nga momentet kryesore të mbrëmjes ishte shfaqja e dokumentarit të realizuar nga vetë Tayna, ku ajo tregon prapaskenat e punës, procesin krijues dhe udhëtimin drejt realizimit të albumit. Në dokumentar përfshihen edhe xhirime nga qytete të ndryshme evropiane, si Berlini dhe Barcelona, duke zbuluar nga afër përkushtimin dhe punën intensive pas këtij projekti muzikor.

Dokumentari tashmë është publikuar në platformën YouTube, ku fansat mund ta ndjekin të plotë dhe të zbulojnë më shumë rreth sfidave dhe punës së madhe që qëndron pas realizimit të albumit.

Në fund, Tayna falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky 8-vjetor shënon vetëm një etapë të re drejt projekteve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

be ja i akordon 100 mln euro ndihme libanit 6a21d790468c8
Lajmi i mëparshëm

BE-ja i akordon 100 mln euro ndihmë Libanit

incident midis azilkerkuesve turq ne qendren e pritjes ne vizbeg 6a21dc4fb3642
Lajmi i radhës

Incident midis azilkërkuesve turq në qendrën e pritjes në Vizbeg

Të fundit nga

BE-ja i akordon 100 mln euro ndihmë Libanit

Bashkimi Evropian do të akordojë 100 milionë euro mbështetje financiare shtesë për Forcat e Armatosura të Libanit, në një kohë kur vendi po përpiqet të ruajë armëpushimin e brishtë me Izraelin. Shefja
ShkoLartë