Tayna refuzon t’i përgjigjet pyetjes për jetën e saj seksuale

April 29, 2022
1 minut lexim

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin “Prive”.

Ajo ka rrëfyer në 50 pyetje detaje nga jeta e saj artistike dhe ajo emotive, duke treguar ndër të tjerash edhe se arsyeja e pauzimit të saj pak vitin e kaluar ishte për shkak të disa problemeve private shëndetësore.

Megjithatë, në një moment ajo u ngacmua me pyetjen se “a po gjen kohë për jetën e saj seksuale”.

Dhe duke dashur t’i shmanget me mjeshtri pyetjes, Tayna refuzoi të përgjigjet duke thënë se këtë e bën në respekt të myslimanëve që agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit.

“Tash është ramazan, i përshëndes të gjithë ata që agjërojnë edhe Zoti ua pranoftë agjërimin, faleminderit – vazhdojmë me pyetjen e radhës”, u shpreh rep-artistja nga Prizreni.

Tayna përndryshe tregoi edhe se këtë verë do të jetë shumë aktive me projekte muzikore, duke premtuar se do të publikojë deri në tetë këngë dewri në përfundim të sezonit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Lali, vetëm celularin kam merak”, Veliaj batuta me djalin e aksidentuar: Mos ki merak te mesazhet

Story i radhës

Arrihet marrëveshja për blerjen e Chelseas

Të fundit nga

ShkoLartë