Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm i Shqipërisë

July 13, 2023
1 minut lexim

Me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot në seancën plenare dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Në vend të Çuçit në kryet të ministrisë së Brendshme është emëruar deputeti Taulant Balla, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Kujotjmë se Bledi Çuçi është shkarkuar nga Kryeministri Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, dhe daljen në skenë të lidhjeve të policisë së Krujës me familjen Rraja e cila dhunoi në mënyrë makabre Jashar dhe Bilbil Majën, për një gurore në Borizanë.

Bledi Çuçi u emërua në pozicionin e Ministrit të Brendshëm në dhjetor të vitit 2020, ndërkohë që u rimandatua në shtator 2021. Më parë ai ka mbajtur postet qeveritare të ministrit të Bujqësisë dhe ministër Shteti për Çështjet Vendore.

Ndërsa për Taulant Ballën ky është posti i parë në një kabinet qeveritar.

Kush është Taulant Balla?

Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, atje ku edhe zhvilloi shkollën fillore, por dhe të mesme.

Ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë.

Ishte viti 2004-2005 kur Balla do të niste rrugëtimin në politike, në atë kohë si anëtar i kabinetit të kryeministrit të saj kohe, Fatos Nanos.

Në vitin 2005, ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit.

Pas zgjedhjeve të 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Gjatë kësaj kohë është parë si një nga zërat e rëndësishëm të mazhorancës, por edhe si njeriu që shpesh ka marrë kritika dhe akuza të forta nga opozita.

Aktualisht, Balla mban ende detyrën e kreut të grupit të PS në Kuvendin e Shqipërisë dhe drejtuesit politik të qarkut Fier.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putin sinjalizon pezullimin e marrëveshjes së drithërave

Story i radhës

Kurti largohet nga Kuvendi, seanca vazhdon punimet

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë