“Target – Fortesa”: Këshilli Gjyqësor do të dërgoj një grup pune në Gjykatën e Apelit

epa07180221 (FILE) Saso Mijalkov (C), former chief of Macedonian counter-intelligence, with his bodyguards leaves the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 15 November 2018 (issued 20 November 2018). Accordinf to reports, Saso Mijalkov, former chief of Macedonian counter-intelligence and close associate and a relative to the ex Prime Minister Nikola Gruevski, was arrested and taken into custody on 20 November on request of the special public prosecution. After Gruevski’s escape to Hungary, upon having been sentenced to two years in prison, the Criminal Court in Skopje decided on custody as precaution for several close associates of Gruevski, who also are on trial for many criminal activities. Gruevski was granted political asylum by Hungary. EPA/GEORGI LICOVSKI

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për shfuqizimin të aktgjykimit për rastin gjyqësor Target – Fortesa, ku njëri prej të akuzuarve ishte ish shedi i DSK-së, Sasho Mijallkov, Këshilli Gjyqësor sot thirri seancë urgjente në të cilën, u soll vendim që të dërgohet një grup punues në Gjykatën e Apelit në Shkup, për të konstatuar gjendjen me këtë lëndë, si dhe me disa lëndë të tjera gjyqësore, për të cilat procedurat zgjasin kohë të gjatë.

Marketing

“Obligohet koordinatori i Gjykatës së Apelit Shkup, me grupin e punës të përbërë nga anëtarët e këshillit, gjykatësi Mirjana Radevska Stevkova dhe gjykatësi Meri Radevska në afat sa më të shkurtër kohor të kryejnë vizitë pune në Gjykatën e Apelit në Shkup, me qëllim të konstatohet gjendja me lëndët, vijuese, në aspektin e respektimit të afateve ligjore veprimet e ndërmarra nga ana e gjykatësit dhe ligjshmëria në marrjen e vendimit, për atë se a ka marrë pjesë gjykatës i cili ka plotësuar kushtet për pension. Konkluzioni ka të bëjë me lëndët: “Target – Fortesa”, “Thesari”, “Transportuesi” dhe “Alfa” – tha Vesna Dameva, kryetare e këshillit Gjyqësor.

Ndërkohë, për shkak të reagimeve e kritikave të shumta në opinion në lidhje me këtë vendim, Gjykata e Apelit Shkup sot doli me një sqarim. Në kumtesën e gjykatës thuhet se, aktgjykimi i shkallës së parë për të akuzuarit në këtë rast, është anuluar dhe është kthyer në rigjykim sepse, siç thonë nga atje ishte i paqartë dhe i pakuptueshëm. Nga kjo gjykatë kanë theksuar po ashtu se, aktgjykimi i shkallës së parë është shfuqizuar për shkak se janë konstatuar shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës, të cilat kanë ndikuar edhe ndaj përcaktimit të gjendjes faktike dhe zbatimit të drejtë të të drejtës materiale.

“Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup konstatoi se, ekziston mospërputhje mes aktgjykimit të shqiptuar dhe asaj që është theksuar në procesverbalin e përgatitur me shkrim, përkatësisht në burimin e aktgjykimit nuk ka përshkrim të veprimeve të kundërligjshme për secilin nga të pandehurit. Kjo posaçërisht pasi, aktgjykimi i përgatitur me shkrim duhet t’i përgjigjet plotësisht dënimit të shënuar në procesverbal dhe për këtë sqarimi i aktgjykimit duhet të jetë i qartë dhe precizë përkatësisht, përkatësisht shpallja publike e aktgjykimit duhet t’i përmbajë të gjitha elementet nga neni 408 nga Kodi Penal. Një shkelje e këtillë thelbësore është e karakterit absolut dhe e bën aktgjykimin të paqartë, të pakuptueshëm dhe të papërshtatshëm për shqyrtim të mëtejshëm” – thonë nga Gjykata e Apelit.

Rasti “Target – Fortesa”, ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm masiv të mbi 4000 numrave telefonik në periudhën 2008-2015, me të cilin kanë qenë të përfshirë rreth 20 mijë qytetarë, si dhe me shkatërrimin e pajisjeve nga ana e DSK-së. Për këtë rast, Gjykata Penale Shkup më 26 shkurt të vitit 2021 shqiptoi dënim me burg prej 65 vite për 11 persona. Ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, u dënua me 12 vite burg. Paraprakisht, muajin e kaluar Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin Mijallkov ishte i dënuar me tetë vite burg.

Story i mëparshëm

Diplomacinë e jashtme të Kosovës e dëmtuan partitë politike dhe ministrat pa dije dhe integritet!…

Story i radhës

Rusia e sheh si veprim “armiqësor” dërgimin e sistemeve S-300 nga Greqia në Ukrainë

Të fundit nga