Diplomacinë e jashtme të Kosovës e dëmtuan partitë politike dhe ministrat pa dije dhe integritet!…

Kohëve të fundit partitë opozitare dhe grupet e interesit të cilat i kanë humbur privilegjet që i kishin në të kaluarën janë ngritur me akuza kundër Ministres Donika Gervalla, duke e kritikuar për ngecjen e njohjeve të reja nga shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës. Askush nga këto qendra të politikave partiake nuk po arrin apo nuk donë të kthehet mbrapa për ti gjetur shkaqet dhe arsyet të dështimeve në politikën e jashtme të Kosovës. Mendoj se një nga faktorët kryesorë në diplomacinë e jashtme është se Shteti i Kosovës që nga Pavarësia asnjëherë nuk arriti të zgjedh [emëroj] Ambasadorë me përgatitje të nevojshme të Diplomatit të karrierës.

Partitë politike janë fajtore kryesore të cilat diplomacinë e jashtme e shfrytëzuan më shumë për ti punësuar dhe rehatuar familjarët dhe të afërmit e tyre pa pasur asnjë vlerë profesionale apo ndonjë përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare diplomatike. Jemi dëshmitarë se patëm edhe Ministra të Punëve të Jashtme të cilët u munduan të bëjnë pazare përmes pozitës që kishin duke e devalvuar kodin, etikën dhe institucionin diplomatikë. Askush nga përfaqësuesit e opozitës dhe të grupeve tjera të interesit nuk po flet për votimin që e bënë deputetet e Republikës të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ky votim apo aprovim ishte gabimi më trashanik dhe ma denigrues ndaj Shtetit të Kosovës. Duhet të dimë dhe të themi të vërtetën se raporti i Dick Marty i cili u aprovua në Këshillin e Evropës ishte goditje e dytë e Pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Derisa Dick Marty i sponzoruar nga politika dhe diplomacia serbe u furnizua me materiale dhe dokumente më të ndryshme kundër UQK-së duke u takuar fshehurazi me përfaqësuesit e prokurorisë dhe bijës serbe nëpër stacione dhe metrotë te Zvicrës për ti akuzuar udhëheqësit e UQK-së përkatësisht pa e lënë anash edhe gjithë UQK-në, liderët tanë qëndronin indiferentë pa e qarë fare kokën se qka mund ti ndodh Shtetit të Kosovës. Dështimet e njëpasnjëshme vazhduan në kontunoitet në politikën e jashtme. Kështu serbia si gjithmonë e përgaditurë për ta shantazhuar Shtetin e Kosovës arriti qëllimin duke ja sjellë Kosovës [fusnotën] e cila nuk po del si [fluskë e borës] [por na doli dardhë me bisht!]. Mjerisht degradimi dhe dështimi i liderëve që përfaqësuan Shtetin e Kosovës arriti deri tek dialogu i fshehtë rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe serbisë. Biseda këto të cilat mbetën enigmatike dhe shumë shqetësuese për qytetarët e vendit.

Të gjitha këto të cilat i bënë me vetëdije [apo pa dije] përfaqësuesit e institucioneve të Shtetit të Kosovës ndikuan që shumë shtete të Botës të hezitojnë për ta njohur Shtetin e Kosovës. serbia këto dështime tona i shfrytëzojë në mënyrë përfide si gjithmonë duke zhvilluar propagandë gjithandej Botës për tu thënë shteteve të ndryshme se statusi i Kosovës ende nuk është i zgjedhur dhe se ndërmjet dy vendeve po zhvillohet dialogu për statusin e krahinës. Po theksojmë se këto janë të vërtetat që duhet ti dinë qytetarët e ndershëm në emër të cilëve u kamufluan gjithë këto dukuri të dëmshme të cilat edhe pas 23 viteve jemi duke u ballafaquar me rebelimin e serbëve në Veri, bllokimin e rrugëve dhe barrikadave gjithandej të cilat po i organizon qeveria – pushteti serbë në Beograd.

E të gjitha këto kanë një emër [qëllim] e ky është: Shkatërrimi i Shtetit të Kosovës nga brenda duke e  kërkuar formimin e asociacionit të komunave serbe brenda Kosovës.

Andaj qdo njëri që është i veshur me petkun e politikës duhet ta shikoj vetën në pasqyrë se kush është?, nga vjen?, cili është kontributi i tij? dhe qfarë duhet të jetë përgjegjësia morale, njerëzore dhe kushtetuese ndaj shtetit dhe kombit. Është lehtë ta drejtosh gishtin, kundër rivalit politikë, por është përgjegjësi dhe patriotizëm të sillesh në mënyrë racionale dhe të sakrifikosh për atdheun të cilit i takon. 

Story i mëparshëm

​Komisionarja e BE-së thotë se marrëveshja për kufirin e çmimit të gazit është “brenda mundësive”

Story i radhës

“Target – Fortesa”: Këshilli Gjyqësor do të dërgoj një grup pune në Gjykatën e Apelit

Të fundit nga