Taravari ia kalon Kasamit, kontrata milionëshe për punësime të përkohshme!

May 4, 2022
1 minut lexim

Gostivari nuk qëndron shumë prapa Tetovës me shumën për punësime të përkohshme

Sipas prokurimeve publike, Komuna e Gostivarit me 9 dhjetor të vitit të kaluar ka lidhur marrëveshje me agjencinë për punësim “Spid” nga Shkupi në vlerë prej 17.110.000 denarësh (rreth 277 mijë euro), për punësime të përkohshme.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se agjencia private është angazhuar për shkak se katër vite me radhë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk ka kaluar sistematizimi dhe plani për punësim.

“Të punësuarit janë të sistemuar në vende pune, në përputhje me nevojat e Komunës. Të gjitha vendet janë të parapara edhe me sistematizimin dhe konform sistematizimit janë të angazhuar. Paguhen nga buxheti i Komunës”, tha Valbon Limani, kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Limani tha se emrat e të punësuarve do të bëhen publikë dhe mohoi se këto janë punësime partiake. Siç tha ai janë të angazhuar persona që plotësojnë vendet e punës për të cilat ka nevojë administrata komunale dhe NJTZ e Gostivarit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

Story i radhës

Radev: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është qëllim strategjik për Bullgarinë

Të fundit nga

ShkoLartë