Radev: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është qëllim strategjik për Bullgarinë

Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim strategjik i Bullgarisë, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Megjithatë, integrimi i saj nuk mund të ndodh pa paraprakisht të garantohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të pengohet gjuha e urrejtjes. Këtë e tha Radev në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Radev, gjithashtu, thekson se Bullgaria dëshiron t’i zgjidhë çështjet kontestuese politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të negociatave për anëtarësimit në BE, sepse në dekadat e fundit ka shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk ishte arsyetuar nga Maqedonia e Veriut.

“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarë, së  bashku me popujt tjerë të ndërtimit të shtetit, në vend do të thitë se e pranon idenë evropiane”, deklaroi Radev.

Ai, gjithashtu, pyeti se nëse tani nuk mund të sigurojnë shumicë prej 2/3 në parlament për ta bërë këtë, cili do të jetë vullneti i autoriteteve për t’i realizuar kriteret nga Kopenhaga për anëtarësim në BE. Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike midis dy vendeve fqinje e bllokon edhe shkëmbimin e të gjitha zonave të tjera.

Story i mëparshëm

Taravari ia kalon Kasamit, kontrata milionëshe për punësime të përkohshme!

Story i radhës

Ndodh në Mitrovicë! Burri shkon në vendin e punës së ish-gruas, rreh atë dhe një koleg të saj

Të fundit nga