Taravari flet për koalicion me Besën dhe BDI-në, Kasami: ASH-së i urojmë vazhdimin e dashurisë me BDI-në

Ndonëse në parti nuk e kanë diskutuar, kreu i ASh-së Arben Taravari në “Click plus” deklaroi se është e mundshme që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkojnë në koalicion të përbashkët mes BDI-së, Besës dhe vetë Aleanca, duke mos e përmendur edhe ish-partnerin koalicionues Alternativën.

A do të shkonit me BDI-në në koalicion?

Shikoni, nuk e kemi diskutuar. Mund të ndodh… Shikoni, partitë shqiptare të gjitha janë pro-evropiane, si “Besa”, si “BDI”, tha Taravri.

-A mund të hyni me një bllok të gjitha partitë shqiptare?

Një mundësi është që të gjitha partitë të shkojnë bashkë. Flas për “Besën”, Aleancën dhe BDI-në”.

Por Lëvizjes Besa nuk i ka ardhur mirë që Taravari ka marrë guximin që të përmend edhe Besën në koalicion të përbashkët me BDI-në.

“Z.Taravari duhet të përcaktohet a është me Qeverinë apo me opozitën dhe atëherë të ndërtojë aleancat dhe bashkëpunimet. Derisa sa është në Qeveri, i urojmë vazhdimin e dashurisë në kuadër të Qeverisë me BDI-në, por aty ku është BDI, nuk është lëvizja Besa”.

Është diskutuar që në koalicionin e partive shqiptare të jetë edhe LSDM. Sipas deklaratës së Taravarit, koalicioni i tillë do t’i sillte dëme socialdemokratëve dhe do të ishte një detaj shtesë që VMRO-DPMNE do ta përdorte në fushatë.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

00.25- Me LSDM nuk është se nuk e kemi biseduar,  por megjithatë mendoj se LSDM është më mirë të shkojë vetë. Argumentet i kemi folur me kryeministrin Kovaçevski. Nëse bëhet një koalicion europian mendoj se do t’i sjell shumë dëm LSDM-së, atëherë do të kenë argument plus VMRO që të gjithë fushatën ta udhëheqin për shqiptarët ose maqedonasit votoni. Mendoj se do i sjellim dëm LSDM-së”.

Ndryshe zgjedhjet e rregullta parlamentare pritet të mbahen në qershor të vitit 2024.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Nëntë arsyet që do t’ju bindin të vraponi çdo ditë

Story i radhës

Wadi Kana, toka palestineze midis vendbanimeve hebreje

Të fundit nga