Taravari e konfirmon: Po, Isuf Koka është i Aleancës për Shqiptarët

1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari për Studio 10 në TV24 sot ka deklaruar se me shkarkimin e drejtorit të higjienës komunale, përfundon bashkëpunimi i tyre me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Vetëm në atë hotel, nuk e kuptoj pse shkuan përsëri atje dje? Unë nuk e justifikoj përdorimin e armëve, por nëse provokohen, ne jemi njerëz dhe reagojmë emocionalisht. Të gjithë do të reagonin njësoj. Ai është anëtar i Aleancës që është shkarkuar dhe pasi që u shkarkua historia jonë përfundon me ata në qytet të Shkupit. Sot do të kemi një takim dhe këtu përfundon bashkëpunimi ynë me Danela Arsovskën. Ajo e shkarkoi atë, jo VMRO-DPMNE-ja”, ka thënë Taravari.

Burimi: politiko.mk

Story i mëparshëm

Grubi: VMRO, Levica dhe ASH e inskenuan incidentin e mbrëmshëm

Story i radhës

Mungojnë detajet e fundit

Të fundit nga