‘Tapë në timon’/ 40-vjeçari refuzon të kryejë testin e alkoolit, kundërshton policinë

Një 40-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se shtetasit me iniciale A.C., pas testit të alkoolit rezultoi i dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për ta kryer këtë test.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi teksa drejtonte automjetin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitore e madhe e Dukagjinit, Ferizaj nuk pati pafat 

Story i radhës

​Kërkohet drejtësi dhe kthim të çlirimtarëve nga Haga

Të fundit nga