“Ka humbur kontrollin ndaj…”, analisti akuza ndaj Vuçiqit: Qeveria e re e Serbisë është nën ndikimin e plotë të Rusisë

Analisti Rid Berisha tha në një intervistë televizive, se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka humbur kontrollin ndaj ushtrisë dhe policisë në Serbi.

Sipas tij, qeveria e re e Serbisë është nën ndikimin e plotë të Rusisë.

“Ushtria e Serbisë nuk është nën kontrollin e plotë të Vuçiç, as inteligjenca e Serbisë, as policia, ka një mafie brenda. Shërbimet inteligjente të NATO-s flasin për situatë shqetësuese të sektorit të sigurisë ndaj kjo është arsyeja që Perëndimi e mbyll njërin sy ndaj presidentit Vuçiç.

Janë 48 baza ushtarake në kufi me Kosovës, që kanë mbetur nga ish-Jugosllavia e dikurshme të cilat duket se nuk janë nën kontrollin e plotë të Vuçiç. Kurti nuk duhet ta pranonte fare as vendimin e Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit”, tha Berisha.

Story i mëparshëm

Mbahet mbledhje komemorative për nder të arkitektit të Komunës së Vushtrrisë Ahmet Shuku

Story i radhës

Deklaratat e Ramës për korrupsionin, ironizon Vasili: Kryellumi ankohet për llumin!

Të fundit nga