Fitore e madhe e Dukagjinit, Ferizaj nuk pati pafat 

Dukagjini ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:1 në përballje me Ferizajn, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Klinasit ndalen tre pikë në stadiumin “18 Qershori”, ndërsa Ferizaj ishte i pafat.

Ç’është e vërteta sot gjyqtari ka pas punë shumë më VAR, pranimi i golit të dytë të Dukagjinit ndodhi me VAR dhe u anulua edhe një gol, pas lojës me orë nga një lojtar i klinasve.

Ferizaj pati edhe një shtyllë në minutën e 74-të, kur ka gjuajtur Krasniqi.

Edhe Edon Sadriu i Ferizajt pati një mundësi të artë por portieri Haxhihamza reagoi për mrekulli.

Për Ferizajn shënoi Bardhi (7’) dhe për Dukagjinin realizuan Hugo (10’), Santos (60’) e Oto John (76’).

Ferizaj mbetet në vend të në nëntë me 28 pikë dhe Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 35 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Terapia e grupit, trajtimi më efektiv kundër ankthit

Story i radhës

‘Tapë në timon’/ 40-vjeçari refuzon të kryejë testin e alkoolit, kundërshton policinë

Të fundit nga