Talenti shqiptar shënon gol në kampionatin anglez dhe udhëheq skuadrën drejt kreut

1 minut lexim

Talent shqiptar, Armando Dobra, gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Çesterfill, në duelin ndaj Roçdal, që përfundoi me rezultatin 1:2.

Ky ishte triumfi i shtatë radhazi për skuadrën e sulmuesit 22-vjeçar, ndërkohë që për Dobrën ky ishte goli i dytë në kampionat me skuadrën e Çesterfill, që udhëheq me meritë kampionatin.

Në 12 javë ata kanë siguruar 10 fitore 1 barazim dhe 1 humbje, duke krijuar një epërsi +5 pikë nga Solihull i vendit të dytë.  

Vlen të theksohet fakti se skuadra e Çesterfilld, militon në ligën e katërt angleze, teksa objektiv primar është ngjitja në kategori. Për sa i përket Dobrës, ky është sezoni i dytë në këtë klub, teksa në edicionin e kaluar realizoi 7 gola në 29 ndeshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Situata e emigrantëve, Meloni takim kokë më kokë me Macron

Story i radhës

Edhe Kacarska ka një kërkesë për ndryshimet kushtetuese – ja çfarë kërkon të ndryshohet

Të fundit nga