Ali Ahmeti në Pllasnicë: Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit

min lexim

Pllasnicë, 30 tetor – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada.

”Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti.

Postimi i tij:

Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada me radhë. Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit. Ishte shqetësuese derisa dëgjonim qytetarët duke treguar për presionet që po u bëhen në administratë, largimet nga puna dhe shumë probleme të tjera. Ne i siguruam të gjithë se së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Liverpooli vazhdon formën e mirë edhe në Kupë të Ligës

Story i radhës

Fatkeqësi e rëndë në Maqedoni – humb jetën një person!

Të fundit nga