Shpërthen fabrika e çelikut në Meksikë, vriten 12 persona

1 minut lexim

Një shpërthim në një fabrikë çeliku në shtetin qendror të Meksikës, Tlaxcala, ka lënë të vdekur të paktën 12 persona, tha një zyrtar lokal të mërkurën.

“Mjerisht, 12 punëtorë humbën jetën dhe një tjetër u plagos dhe është shtruar në spital”, njoftoi kreu i forcës shtetërore të mbrojtjes civile.

Nieto tha se aksidenti ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit në një kullë të kompleksit Aceros Simec, i vendosur në një zonë industriale.

“Çeliku bëri kontakt me ujin dhe kjo shkaktoi shpërthimin”, tha zyrtari, ndërsa shtoi se autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar zinxhirin e ngjarjeve.

Ai deklaroi se personeli i mbrojtjes civile, zjarrfikësit dhe hetuesit ishin në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit, për të hetuar shkakun e shpërthimit dhe për të parandaluar çdo shpërthim të mëtejshëm.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

E pastroni shtëpinë me ujë të nxehtë apo të ftohtë? Shmangni gabimin që bëjnë shumica e njerëzve

Story i radhës

Sëmundja e Bruçe Wills nuk ka shërim, flet bashkëshortja e tij: Nuk po e fshehim nga fëmijët sepse…

Të fundit nga