Rusia është akuzuar për përdorimin e bombave vdekjeprurëse me fosfor në Ukrainë, mes frikës në rritje se Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike.
Pamjet tregojnë atë që supozohet se është fosfor i bardhë që digjet ashpër në tokë në qytetin lindor të Kramatorsk, ndërsa imazhe të veçanta tregojnë atë që me sa duket shkëlqen në qiellin mbi Kiev.
Fosfori i bardhë shkakton lëndime dhe vdekje duke u djegur thellë në inde, duke u thithur si tym dhe duke u gëlltitur, shkruan The Sun, përcjellë “Bota sot”.
Tymi nga ajo që pretendohet është fosfor i bardhë në Kramatorsk
Shefi i policisë së Kramatorsk, Oleksiy Biloshytskiy ndau një video të materialit që digjej ashpër në tokë, ndërsa prekej me një lopatë.
Videoja e paverifikuar është filmuar në një qytet, që është baza e shtabit të Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës.
“Një tjetër përdorim i municioneve të fosforit në Kramatorsk”, pretendoi ai.
New evidence of phosphorus bombs in use by the enemy against civilians in Kyiv. Due to its incendiary nature, leading to increased suffering due to burns, the weapon is prohibited in warfare against objects located in populated areas. New evidence of #RussianWarCrimes pic.twitter.com/nv7IM4k6Ys
— Oleksiy Biloshytskiy (@Biloshytsky) March 23, 2022
Ndërkohë, ITV ka publikuar atë që thotë se janë pamjet e fosforit mbi periferitë veriperëndimore të Kievit mbrëmë.
Kimikati mund të shihet duke shpërthyer në errësirë mbi kryeqytetin ukrainas.
Fosfor në qiellin e natës mbi Kiev
Udhëheqësit perëndimorë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se një Putin i dëshpëruar do të përdorë armë kimike, ndërsa pushtimi i tij po lëkundet.
“Unë mendoj se është një kërcënim real”, tha presidenti amerikan, Joe Biden teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Poashtu edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike në Ukrainë.
“Çdo përdorim i armëve kimike do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit, do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe do të kishte pasoja të gjera”, tha ai.
Fosfori i bardhë është përdorur gjerësisht në luftime gjatë viteve, duke përfshirë Luftën e Parë Botërore dhe II, si dhe në Kore dhe Vietnam.
Forcat turke dyshohet se e kanë përdorur atë kundër kurdëve në vitin 2019.
Materiali rrjedh nga elementi kimik fosfor, dhe mund të përdoret në tym, gjurmues zjarri si dhe municione.
Është piroforik, që do të thotë se ndizet vetë dhe mund të djegë veshje, lëkurë, karburant dhe municione.
Për shkak të cilësive të tij që prodhojnë tym, ai zakonisht gjendet në granata tymi dhe municione të tjera, të tilla si raketa ose mortaja.