bdi qytetaret ne meshiren e nje politike mashtrimi qe promovon perjashtimin etnik 676921155390e

BDI: Qytetarët në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtimin etnik!

December 23, 2024
1 minut lexim

BDI përmes një kumtese thonë se qytetarët kanë ngelur në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtim etnik.

“Kanë kaluar muaj të tërë që nga zbatimi i programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e përkatësisë etnike dhe anulimin e mekanizmit të balanserit.

Qytetarët u mashtruan me premtimin për një ligj të ri që do të adresonte këtë padrejtësi, por ligji nuk duket as sot e kësaj dite!

Në vend të kësaj, institucionet, sidomos ato të sigurisë, po spastrohen nga shqiptarët me një projekt të qartë që nuk mund të quhet ndryshe pos përjashtim etnik.

Një tjetër premtim që ra në ujë ishte ai për ndryshime kushtetuese brenda gjashtë muajve.

Premtuan masa disiplinore për policin që poshtëroi flamurin shqiptar – mashtruan.

Është instaluar një politikë mashtrimi për të blerë kohë dhe për të mbajtur pushtetin, por shqiptarët dhe qytetarët që besojnë në barazi dhe drejtësi i kanë lexuar qartë veprimet e këtij pushteti me legjitimitet monoetnik.

Institucionet, që dikur u shërbenin të gjithëve, tani janë kthyer në mjete të përjashtimit etnik dhe krijimit të hegjemonisë!

Shqiptarët po përjashtohen dhe margjinalizohen në mënyrë sistematike, dhe kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një etnie, por një goditje ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit.

Toleranca ndaj kësaj politike po mbaron!

Fati i këtij vendi nuk mund të jetë në mëshirën e një fryme që jeton në të kaluarën!

Shkurt dhe shqip: Vleni – S’vlen!” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zuri vendin e dyte ne festivalin e kenges thumbon elvana gjata artistja mesazh fansave asnje lot seshte final 67691cdf19d03
Story i mëparshëm

Zuri vendin e dytë në Festivalin e Këngës, thumbon Elvana Gjata?! Artistja mesazh fansave: Asnjë lot s’është final!

per shkak te nje defekti pa uje spitali zhan mitrev 676921929fd10
Story i radhës

Për shkak të një defekti pa ujë spitali “Zhan Mitrev”

Të fundit nga

ShkoLartë