DAP kontrolle të rrepta në KIPPER

Pas njoftimit të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) për përfundimin e kontrolleve në terren në “KAM” marketet, ku si pasojë asnjë market nuk është mbyllur dhe nuk është shqiptuar asgjë gjobë ndaj këtij tatimpaguesi, DAP paralajmëroI se do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme në terren me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve.

“Qëllimi i kontrolleve nuk është dënimi, por vënia në dukje e të gjithë tatimpaguesve se ligji duhet respektuar. DAP dhe inspektorët nuk e njohin dallimin politik, as fetar e as kombëtar. Kontrollet kryhen ekskluzivisht dhe vetëm për të respektuar ligjet dhe për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Drejtoria për të Ardhura Publike përmes instrumenteve dhe kompetencave të saj do të vazhdojë të kontrollojë keqpërdorimet e mundshme nga ana e tatimpaguesve dhe të parandalojë dëmtimin e mundshëm të qytetarëve apo buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftuan nga DAP.

TetovaSot mëson se DAP së fundi ushtron kontrolle të rrepta në marketet KIPPER. Prej pasdites së sotme marketet “Kipper” janë mbyllur. Në dyer është ngjitur mbishkrimi “Popis”, ndërsa brenda, përveç punonjësve, ka edhe persona nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Kjo është fotografia në marketin që ndodhet në Gjorçe Petrov, si dhe në Karposh 4, ku para dyerve është parkuar një veturë e DAP. Nga jashtë vërehet vetëm se produktet kontrolloheshin në kompjuterët e vendosur në regjistër. Në uebsajtin e tyre nuk ka asnjë njoftim se nuk do të punojnë, as deri kur do të mbyllen.

Deri më tani as nga Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk kanë konfirmuar dhe as mohuar se ku dhe çfarë po kontrollohet, si dhe nëse inspektimi është për shkak të raportimeve të institucioneve dhe qytetarëve, siç ishte ai në marketet “KAM”.

Inspektimi në “Kipper” vjen një ditë pasi ka përfunduar kontrolli në “KAM”. Deri më tani nuk dihet se çfarë kanë marrë vesh inspektorët me kontrollet në “KAM”, por deri më sot nuk është mbyllur asnjë treg në këtë zinxhir, e as nuk është shqiptuar dënimi për kundërvajtje. Ndryshe sipas informacioneve paraprake, marketet KIPPER ditën e djashme nuk kanë shitur vaj për gatim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Taktikat e terrorit”, Rusia përdor bomba vdekjeprurëse fosfori – publikohen pamjet

Story i radhës

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Të fundit nga