Takohen kunatat, motra e Dj Dagz thotë publikisht mendimin për Einxhel (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira vijon lidhjen me Dj Dagz dhe pas daljes nga Big Brother VIP. Ndonëse shumë nuk besonin mbi seriozitetin e romancës së tyre, dyshja duket se ndihen mirë pranë njëri-tjetrit. Ata madje janë para shpesh bashkë, gjë që e reflektojnë përmes mediave sociale.

Së fundmi, moderatorja ka dalë të argëtohet në një nga clubet e Prishtinës. Ka qenë vetë Einxhel që ka ndarë disa momente nga nata e mbrëmshme ku shihet nën shoqërinë e Semi Jaupaj dhe motrës së partnerit të saj, Aurora Gumnishta.

Ndërsa shihen duke kërcyer, nuk kanë munguar as komplimentet ndaj njëra-tjetrës. Ka qenë motra e Arbërit e cila ka shkruar krahas fotos me Einxhel: “Kjo kunata ime e mrekullueshme”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur

Story i radhës

Zjarret që i japin fund dimrit, ritet e vjetra pagane të pranverës në Korçë dhe Kukës

Të fundit nga