Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur

Një 52 vjeçar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe një dokument të humbura në rrugën “Bekim Osmani”, të cilën e ka dorëzuar në polici.

Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O (M/K) i moshës 53 vjeçar nga Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i janë kthyer paratë 131.07 euro dhe letërnjoftimi i Kosovës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orë 09:30 një qytetar nga Ferizaj, Agim Rexhepi i moshës 52 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe një document, të humbura në rrugën ‘’Bekim Osmani’’ në Ferizaj .

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O (M/K) i moshës 53 vjeçar nga Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 131.07 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agim Rexhepi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Borell: Është momenti që Evropa të zgjohet dhe të fillojë negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë

Story i radhës

Takohen kunatat, motra e Dj Dagz thotë publikisht mendimin për Einxhel (FOTO LAJM)

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish