takimi me kryetarin e pdk basha pd qendron ne te njejtin pozicion per dialogun kosove serbi 62063f169c738

Takimi me kryetarin e PDK, Basha: PD qëndron në të njëjtin pozicion për dialogun Kosovë – Serbi

February 11, 2022
min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Në një prononcim për mediat, Basha tha se PD qëndron fuqimisht idesë se marrëveshja me Serbinë duhet të mbyllet me njohjen e ndërsjelltë.

Basha theksoi një ndër domosdoshmëritë e dy vendeve është lufta kundër korrupsionit. Kreu i demokratëve shtoi ka ardhur koha për të mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë që sjell politika

“Folëm për zhvillimet e fundit sa i takon dialogut me Serbinë. PD qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion sa i takon objektivit që është njohja e ndërsjelltë midis dy vendeve. Rikthimi i një koordinimi të fuqishëm mes BE dhe SHBA është një shans i mirë për të shtyrë përpara këtë dialog.

Ndamë mendimet për domosdoshmërinë e forcimit të luftës kundër korrupsionit. Armiku kryesor janë dhe mbeten institucionet e dobëta dhe korrupsioni.

Shqipëria ka një detyrë të përhershme si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, shtyjmë përpara çdo aspekt që ka të bëjë me Kosovën vençanërisht atë të njohjes ndërkombëtare.

Është koha për të mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë që sjell politika. Rinia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ka një rol të madh për të luajtur”, tha Basha.

Memli Krasniqi tha më tej se me Bashën diskutuan për tema të përbashkëta, ndërsa vuri theksin se forcimi i bashkëpunimit.

“ Ta filloj takimin në selinë e PD për të takuar mikun tim dhe liderin e opozitës, zotin Basha. Diskutuam në detaje me kryetarin Basha për tema të brengave të përbashkëta. Kosova dhe Shqipëria kanë shumë sfera që kanë nevojë të intensifikojnë bashkëpunimin. Ka qenë dhe është shembull o mirë pavarësisht nëse jemi në opozitë apo qeveri bashkëpunimin e kemi prioritet. Si dy udhëheq të partive kryesore opozitare thellimi i bashkëpunimit janë detyra të përbashkëta. E falenderova zotin Basha për gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin. I urova sukses në procesin zgjedhor, duke uruar mbi të gjitha një proces të rregullt. Ne si Kosovë kemi të drejtë të flasim për këtë çështje sepse si vend kemi arritur ta konsolidojnë procesin elektoral”, tha Basha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

linja ajrore sofje shkup bekteshi mundesi te shumta per rritjen e bashkepunimit 62063d7904b25
Story i mëparshëm

Linja ajrore Sofje-Shkup, Bekteshi: Mundësi të shumta për rritjen e bashkëpunimit

debate te komision tabaku je ne konflikt interesi veten pac ne qafe felaj skam nevoje per moral 62063fc45359b
Story i radhës

Debate të komision, Tabaku: Je në konflikt interesi, veten paç në qafë; Felaj: S’kam nevojë për moral

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë