Takimi i liderëve, Mickoski ende pa përgjigje!

November 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski njoftoi për sot se do ta bëj të ditur qëndrimin e tij nëse do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mickoski theksoi se vendimi do të pasoj pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, grupin parlamentar dhe organet e larta partiake.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka dërguar ftesë për takim liderësh të hënën me kryetarët e të gjitha partive parlamentare, ku në fokus do të jetë rruga evropiane e vendit si dhe vendimet që siç thuhet në të ardhmen duhet të merren me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Deri tani ftesës i janë përgjigjur pozitivisht BDI, partitë e koalicionit me LSDM, ASH, AAA, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Lëvizja BESA

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëzohet helikopteri në Puglia, asnjë i mbijetuar! Në bord ishin 7 persona, mes tyre një vajzë 13-vjeçare

Story i radhës

Masoneria e prokurorit Ermon Neziri nën llupën e Këshillit të Etikës

Të fundit nga

ShkoLartë