Takim Xhaferi-Edshtadler

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje ministres federale për Evropë dhe Çështje Kushtetuese të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler, shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur të Republikës së Austrisë për integrimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërsjellë, Kryetari e theksoi themelimin e Punëtorisë për Demokraci në Kuvendin tonë, sipas shembullit të asaj që funksionon në parlamentin austriak.
Kryetari Xhaferi e informoi ministren Edshtadler për Deklaratën që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi më 3 mars të vitit 2022, me të cilën dënohet në mënyrën më të ashpër agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, si i kundërt me të drejtën ndërkombëtare dhe njëherazi theksoi se shteti e ka harmonizuar plotësisht politikën e vet me pozitat e politikës së jashtme dhe të sigurisë të përbashkët të BE- së në raport me sanksionet ndaj Rusisë. A në lidhje me eurointegrimet, e theksoi përkushtimin për arritjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme me Republikën e Bullgarisë, në pajtim me rregullat, standardet dhe vlerat evropiane, me qëllim të ç’bllokimit të procesit të zgjerimit. Në këtë kuptim, Kryetari Xhaferi shprehu pritjen se vendi do të mundet edhe më tej të llogarisë në mbështetjen e sinqertë të Austrisë dhe vendeve tjera evropiane.
Ministrja Edshtadler theksoi se prej vizitës së saj të fundit të vend në maj 2021, vëren dallim pozitiv në dialogun me Bullgarinë dhe se pas vizitës së saj të fundit në Bullgari, është akoma më e bindur se së shpejti do të mund të arrihet marrëveshje. Sipas saj, tani është koha që Bashkimi Evropian të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo, përveç për to, është çështje sigurie edhe për Bashkimin Evropian. Duke nënvizuar se e kupton dëshpërimin e madh të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për shkak të ngecjes së fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, potencoi se Republika e Austrisë do të vazhdojë të japë mbështetje për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me Bullgarinë.

Në drejtim të intensifikimit dhe pasurimit të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme, ajo e informoi Kryetarin për përbërjen e delegacionit të saj i cili përbëhet prej një numri të madh të afaristëve të interesuar për bashkëpunim ekonomik me Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është konfirmim i qartë i vullnetit të ndërsjellë.
Kryetari Xhaferi, shprehu falënderim të madh edhe për ndihmën që Republika e Austrisë e dha në përballjen e Maqedonisë së Veriut me pandeminë e Kovid-19 në formë të koordinimit të distribucionit të vaksinave kur nevojiteshin më së shumti, si edhe për ndihmën pa rezervë të zjarrfikësve austriakë që morën pjesë në shuarjen e zjarreve verën e kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

30 raste të reja dhe asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë

Story i radhës

Shqipëria ndalon gjuetinë edhe për 5 vite të tjera

Të fundit nga